Shuhet zjarri në garazhin e Gjykatës Themelore në Strumicë

Zjarri që ka shpërthyer në garazhin e Gjykatës Themelore në Strumicë është shuar tërësisht në ora 16, ndërsa në shuarjen e tij kanë marrë pjesë 14 zjarrfikës me katër automjete.

Marketing

Në zjarrin tërësisht është djegur automobili i ri i Gjykatës Themelore në Strumicë, ndërsa edhe një që ka qenë i parkuar në afërsi, është djegur.

Sipas komandantit të Njësitit territorial zjarrfikës Strumicë, Aleksandar Gudev, në garazh është ruajtur material i sekuestruar piroteknik dhe sende tjera nga gjykimet e plotfuqishme. Shkaqet për zjarrvënien do të konfirmohen në mënyrë plotësuese.

Marketing