Zjarri pyjor i cili dy ditë ishte aktiv n rripin kufitar me Bullgarinë, afër fshatit Bakovë, komuna e Novisellës, në mëngjesin e sotëm është shuar, informojnë nga Ekonomizimi Pyjor “Bellasicë” të Strumicës.

“Ekiet tona, të cilat së bashku me SPB – Strumicë, Komuna e Novosellës dhe NJTZ – Strumicë kanë marrë pjesë në mëngjesin e sotëm kanë konstatuar se zjarri është shuar dhe nuk ka mundësi të zgjerohet më thellë në rripin kufitar në drejtim të Bullgarisë”, tha Nikolla Ristov në EP “Bellasicë” Strumicë.

Komuna e Novosellës dje ka formuar shtab të krizës, ndërsa në shuarjen e zjarrit, i cili ishte aktiv në gjasëtësi prej tre kilometrave, kanë marrë pjesë pesëdhjetë persona. Në zjarr janë djegur pyll i rrallë prej lisi në pronësi private.