Shukri Buja ftohet nga Gjykata Speciale

Një ndër udhëheqësit kryesor të Noredimës, Shukri Buja, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Marketing

Ai për Koha.net ka thënë se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit ndërkaq në Gjykatë do të paraqitet më 17 korrik.

Buja ndër të tjera ka thënë se fillimisht është njoftuar përmes telefonit nga Prokuroria, ndërkaq një ditë më vonë i është dërguar ftesa me shkrim.

“Po më kanë ftuar me telefon nga Prokuroria Speciale ndërsa dje pasdite e kam marr ftesën me shkrim. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Në gjykatë do të paraqitëm më 17 korrik”, ka thënë ai.

Koha.net kujton se gjatë Gjykata Speciale ka ftuar edhe ish-komandantët e tjerë si Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës) Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), e Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit) etj.

Marketing