Shumë autobusë nuk do të punojnë sot përshkak borës, ja cilat linja

Për shkak borës sot në Shkup disa linja të autobusave do të largohen nga komunikacioni, apo vetëm do të shkurtojnë rrugën e tyre. Nuk do të punojnë autobusat deri në Vodno të mesme dhe Nerez, si dhe linjat me numër 64, 74, 80a dhe 81.

Marketing

Siç kumtuan nga NQP Shkup, linjat me numër 58 do të shkojë deri në komunën e Sopishtes. 11 dhe 11a deri në Deksion, 18a deri tek kisha në Vizbeg, dhe 32 deri në Saraj dhe jo në Ljubin.

Autobusi me numër 47 deri tek udhëkryqi në Ljubanc ndërsa 47A deri në hyrje të fshatit Luboten. 51 deri tek ura në Moranë, 53 deri në Katllanovë, 55b deri tek udhëkryqi në Haraçinë, ndërsa 55v deri tek deponia në Grushinë.

Numri 56 deri në rrugën për Bojanë por jo brenda në fshat, 56a deri tek rruga për Kopanicë, 60 deri në Shishovë e jo deri në Matkë, 64a deri në Orman dhe jo deri në Nigishtan.

Numri 70 nuk do të shkojë deri në fshatin Batincë por tek rruga e re tek Drislla dhe numri 160 deri në Shishovë.

Qytetarët për më tepër detaje mund të shikojnë në uebfaqen e NQP Shkup.

Marketing