Shumë e çmendur, shikoni sa shpenzon Marina vetëm për një xhup

Moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoari Selimi, po shijojnë pushimet në Los Angeles.

Dyshja e njohur njihet për jetë luksoze që bëjnë. Ata janë gjatë gjithë kohës në udhëtime: të veshur me marka të shtrenjta dhe duke vizituar vendet më luksoze. Gjatë pushimeve të tyre të fundit në Los Angeles, ajo çfarë na e ka tërhequr vëmendjen është xhupi blu i Marinës.


Faqja “What they wearin” në Instagram, ka zbuluar se ky xhup i markës Gucci kushton plot 6845€. Marina ka qëndruar tek po e njëjta markë edhe për syzet të cilat kushtojnë edhe ato plot 750 euro. Në total xhupi dhe syzet kushtojnë 7595 euro. Kushton kaq makina juaj?

 

evn