Menopauza është një gjendje që në fakt shumë pak njerëz e kuptojnë kur ndodh.

Edhe pse simptomat nuk janë fare të padallueshme, duket se njerëzit sikur përpiqen t’i injorojnë duke mos treguar kujdesin e duhur gjatë kësaj periudhe.

Ju i gjeni më poshtë:

Qime në vende të papritura

Ironikisht, ndërkohë që flokët në kokë mund të nisin të dobësohen, shfaqen disa qime të reja aty ku nuk duhen, në mjekër, faqe apo pjesën e sipërme të buzëve. Kjo ndodh për shkak të ndryshimit të raportit të androgjenit me atë të estrogjenit në trup. Teksa nivelet e estrogjenit bien me shpejtësi, ato të androgjenit ulen më ngadalë.

Erë e pakëndshme e trupit

Rënia e estrogjenit e bën gjendrën e hypothalamus- it të mendojë se keni shumë vapë, ndaj trupi sinjalizohet për të djersitur sa më shumë në mënyrë që të ftohet temperatura e trupit.

Humbje e materialit kockor

Humbja e dendësisë së kockave ndodh për shkak të rënies së niveleve të estrogjenit në trup. Mund të humbni deri në 20% të materialit kockor gjatë 5 vivete të para të menopauzës, arsye kjo përse osteoporoza është një nga problemet më të hasura të kësaj faze.

Urinim i shpeshtë

Muskujt nisin të dobësohen me renien e estrogjenit duke e bërë të vështirë mbajtjen e urinës.

Të tjera shenja:

Harresë

Pagjumësi

Alergji

Probleme me shikimin