Shumë shkolla kërkojnë mësim me prezencë fizike, por jo të gjitha i plotësojnë kushtet

Shkollat kanë edhe dy ditë afat të parashtrojnë kërkesë për mësim me prezencë fizike edhe për klasat nga e katërta deri në të nëntën. Protokolli parasheh që organizimi i mësimit nëpër klasa mund të zhvillohet vetëm nëse ka 20 e më pak nxënës. Drejtuesit e disa Shkollave që kontaktuam thanë se janë duke hartuar plan-programin në përputhje me hapësirat.

Marketing

Drejtori i Shkollës Fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, e cila numëron mbi 1 mijë nxënës thotë se të gjitha paralelet plotësojnë kushtet për fillim të mësimit me prezencë fizike.

Duke filluar nga klasat e katërta nuk paraqet ndonjë vështirësi sepse në çdo klasë do të ketë nga 20 nxënës, vetëm njëra 21. Në klasat e pesta poashtu situata është e njëjtë dhe në të gjitha paralelet tjera. Kjo do të thotë se ekzistojnë mundësi të ketë kushte për të zhvilluar mësimin me praninë fizike – tha Mustaf Ebibi, Drejtor i SH.F. “Bajram Shabani” Kumanovë.

Shkolla “Vëllazërim Bashkimi” në Ohër me rreth 900 nxënës gjithashtu ka paraqitur kërkesat që të nisë mësimin me prani fizike nëpër klasa nga e para deri në të nëntën.

Në 64 paralele përgjithësisht janë nga 15 nxënës, bëhet fjalë për shkollë që më parë ka pasur më shumë fëmijë. Kjo dmth se tani ka kushte hapësinore që mësimi të realizohet me prani fizike – u shpreh Xhemal Mehmet, Drejtor i Sh. F. “Vëllazërim Bashkimi” Ohër.

Nga Ministria e Arsimit thonë se shëndeti i nxënësve do të jetë në rend të parë.

Komisioni në afat prej 7 ditësh në bazë të plotësimit të kritereve dhe kushteve, në pajtueshmëri me protokollet për llojin e duhur të shkollës. Pastaj Komisioni i paraqet një propozim Qeverisë për dhënien e pëlqimit për organizimin e mësimit me praninë fizike të nxënësve në shkollë – thonë nga Ministria e Arsimit.

Nga ky dikaster thonë se rreth 300 shkolla në vend me numër të vogël nxënësish kanë kushte për mësimin me prani fizike, por listën përfundimtare do ta dorëzoj deri më 10 shtator në Komisioni posaçëm qeveritar. Vetëm në Shkup një pjesë e madhe e shkollave kanë më shumë se 1000 nxënës. Viti i ri shkollorë do të nisë nga 1 tetor. Vendimi për këtë shtyrje një mujore u mor për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend si pasojë e pandemisë nga virusi korona.

Marketing