Shumë shpejt mund të jetë një ndër artistet më të paguara, Rita Ora ka një pasuri marramendëse

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka një pasuri marramendëse. Sipas “The Sun”, vetëm me 2 albume me disa këngë që kanë qenë on top, Rita ka arritur një pasuri prej 20 milionë paundësh.

Marketing

Si pasojë, Ora shumë shpejt mund të zërë vendin e artisteve femra më të pasura në botë. “The Sun” shkruan në shkrimin e saj se shqiptarja nuk është mbështetur vetëm tek muzika, por ka shfrytëzuar famën e saj për të bërë para përmes fushatave reklamuese.

“Rita ka shkopin magjik kur vjen puna tek admirimi i publikut. Ajo është seksi, shumë e qeshur dhe përshtate shumë lehtë. nuk janë vetëm fansat që e ndjekin, por edhe njerëzit që nuk do i dëgjonin këngët e saj. ajo ka pamjen e një modeleje pa pasur ato masa që kanë modelet dhe reklamuesve ju pëlqen shumë kjo gjë”, kanë thënë disa burime.

Vetëm një ditë më parë u zbulua se këngëtarja e famshme ka nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër të madhe, këtë herë me JD Sports, për të zhvilluar fushatën e saj të Krishtlindjes. Sipas mediave të huaja, kjo kontratë i jep asajnjë shumë prej gjashtë shifrash.

Paratë e Ritës vijnë nga Rora Properties, Ora Multi Services dhe Ora Live, të cilat merren me performancën e saj, përfshirë turneun e saj botëror 2019-2020.

Marketing