Shumi i ASH-së avancohet në BESA, ja çfarë posti merr

Ish kryetari i ASH-së, tani anëtarë i Lëvizjes BESA, Altrim Mamuti i cili braktisi partinë e Ziadin Selës sot ka marrë detyrë të re në partinë e Bilall Kasamit. Mahmuti është bërë zëvendës shef i Shtabit Qendror Zgjedhor.

Marketing

“Për shkak të koordinimit më të mirë të strukturave partiake dhe gjithë atyre që për çdo ditë i japin mbështetje Lëvizjes BESA dhe këtij koalicioni fitues, së bashku me Altrim Mamutin u dakorduam që ai të kryejë detyrën e zëvendës shefit të Shtabit Qendror Zgjedhor.

Na priftë e mbara drejt suksesit të ardhshëm” ka shkruar sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha.
Altrim Mamuti me vete mori edhe dy anëtarë të degës si shkak i pakënaqësisë në degën e Tetovës me Ziadin Selën. flaka