Shumica e amerikanëve e mbështesin vendimin për vrasjen e Sulejmanit

Anketa e re e Qendrës për Hulumtim të Mendimit Publik tregoi se amerikanët edhe pse dyshojnë në politikën e jashtme të cilën e udhëheq presidenti Donald Tramp, e mbështetën vendimin që të urdhërojë sulmin në të cilin humbi jetën gjenerali Kasim Sulejmani.

Marketing

Në hulumtimin e zbatuar dy javë pas vrasjes së Sulejmanit në Irak, 41 për qind e amerikanëve e kishin mbështetur aksionin, 30 për qind nuk e kishin mbështetur, ndërsa 53 për qind nuk ishin deklaruar.

“Mungesa e eskalimit mund të sqarojë një pjesë të mbështetjes së popullatës”, deklaroi Trita Parsi, nënkryetar ekzekutiv në Institutin Kuinsi.

Anketa tregoi se 50 për qind nuk e mbështesin mënyrën në të cilën Trampi e udhëheq politikën e jashtme, ndërsa 43 për qind nuk e mbështesin menaxhimin e tij me ekonominë.

Kur bëhet fjalë për mbështetje partiake në lidhje me vrasjen e gjeneralit Sulejmani, 80 për qind të republikanëve e mbështesin atë vendim, ndërsa vetëm pesë për qind janë kundër, përkundër demokratëve prej të cilëve vetëm 15 për qind e mbështetën atë vendim, ndërsa 53 për qind janë kundër tij.