Shumica parlamentare, Ahmeti: Është stabile, kuvendi funksionon

LIderi i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se shumica parlamentare është stabile, parlamenti është duke funksionuar por ka disa ligje që janë bllokuar në komisione të cilat drejtohen nga opozta që nuk është mirë opozita të bllokojë.
“Zoti Mexhiti nuk ka qenë këtu, me siguri se ka aktivitete tjera, këtu kannë qenë deputetët, ministrat dhe shumica kanë qenë pjesëtarë të para dyzet viteve të organizimit të demostrateve studentore. Përndryshe ende ska diçka të jashtzakonshme që mund tua them. Nuk është asgjë për tu shqetësuar. Të gjitha  gjërat diskutohen dde do të diskutohen në të ardhmen. Çka do që të vlerësohet që është e arsyeshme do punohet do vlerësohet. Do të bisedohet në mbledhjen e BDI-së në kryesi, në Këshillin e Përgjihshëm.  BDI ka formuar trupa jashtzakonisht të forta…  do të thotë në të gjitha këto organe  flitet për çështjet që hapen,  qofshin të brendshme apo të jashtme. Shumica parlamentare është stabile d.m.th. nuk ka asnjë shqetësim brenda shumicës parlamentare, do vazhdojmë me punën, kemi pasur ca vështirsi pasi tre deputetë kane qenë me virus korona dhe do vazhdojë puna normalisht pasi ato ta kryejnë shërimin. Parlamenti është duke funksionuar. Ka disa ligje që janë bllokuar në komisione të cilat drejtohen nga opozta që nuk është mirë opozita të bllokojë në komisione ligjet që duhet miratuar në kuvend. Ne kemi qenë të hapur, në demokraci postulat kryesor është negociata, kompromis  dialogimi. Jemi për kompromise, dialogim, negociata dhe asnjëherë nuk i shmangemi këtij postulati”, u shpreh lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Marketing