Shuplaka ndaj kundërshtarit, ja me sa ndeshje dënohet Messi

Të dielën në mbrëmje, Barcelona humbi Superkupën e Spanjës, por edhe kapitenin Lionel Messi, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë pasi goditi me shuplakë sulmuesin, Asier Villalibre.

Marketing

Për këtë gjest të pahijshëm, Komisioni i Disiplinës ka dënuar sulmuesin argjentinas me dy ndeshje pezullim, shkruajnë mediat spanjolle.

Messi humbet kështu ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Cornellá dhe atë të La Ligas ndaj Elches, dy takime që Barcelona do t’i zhvillojë jashtë fushës.

Klubi katalanas nuk është dakord me këtë vendim të Komisionit të Disiplinës, ndaj ka vendosur ta apelojë.

Në përshkrimin e tij, gjyqtari Gil Manzano shkruante për agresion, kështu që është zbatuar artikulli mbi “dhunën në lojë” (123.2):

“Në minuta 120 lojtari (10) Messi u përjashtua nga loja pasi goditi kundërshtarin me krahun e tij, duke përdorur forcë të tepërt …”

Në 16 vjet karrierë te Barcelona ky ishte kartoni i parë i kuq për 6 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Marketing