“Shvercerat”: Muharem Bajrami, je zemra jonë!

FC Shkupi ka prezantuar Muharem Bajramin si trajner të ri të skuadrës, i cili e mori ekipin pas largimit të Qatip Osmanit. Nën drejtimin e Bajramit, FC Shkupi ka regjistruar dy barazime dhe një fitore, ndërsa sot Bajrami, me aktivizim si trajner, ka mbyllur karrierën si lojtar aktiv.

Marketing

Tifo grupi i FC Shkupit, “Shvercerat Shkup”, me një dedikim special kanë falënderuar kapitenin e tyre legjendar, e që është një nga të fundit nga gjenerata e artë e kësaj skuadre,

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të tyre:

“Shumë vite më parë, në Çair, si fëmijë fillove hapat e para të karrierës tënde si futbollist i klubit tonë Shkupi, pastaj u largove. Kaluan disa vite dhe Shkupi po kalonte disa momente të vështira dhe ti u ktheve. U ktheve në Çair, i përkushtuar, me shumë vullnet dhe një ëndërr, që ta rikthejmë Shkupin aty ku e ka vendin. Në tribunë filluam të këndonim për ty!

Na gëzove, duke shënuar, duke luftuar, duke udhëhequr si një kapiten i vërtetë. Sot erdhi dita dhe karriera si futbollist po përfundon. Por ne vazhdojmë të këndojmë për ty, sepse ti nuk po largohesh, ti po vazhdon duke kontribuar për klubin tonë si trajner.

Je shembull për gjeneratat e reja, je shembull se si duhet dashuruar klubin me zemër, je shembull i së mirës!

Muharem Bajrami, të falënderojmë gjithmonë, je zemra jonë!