Shvercerat: Organizatorë jemi ne, u konstatua se s’kishte vandalizëm

Grupi i tifozëve “Shvercerat” në mënyrë të ashpër demanton propagandën e vazhdueshme tendencioze ndaj kremtimit tonë për 30 vjetorin e ekzistimit.

Marketing

Të gjitha inçizimet, në veçanti inçizimi ynë i bërë gjysëm ore pas ngjarjes në sallën e zbrazët, i demantuan njoftimet e tendencioze për gjoja demolimin, vandalizimin apo sjellje të egërt.

U konstatua se nuk kishte vandalizëm, apo dëme qëllimisht të shkaktuara, por vetëm këndim dhe brohoritje si mënyrë e shprehjes në kulturën e tifozërisë si çdokund në botë.

Ti qartësojmë dilemat, Organizatorë të ngjarjes jemi ne, Tifo Grupi Shvercerët, dhe në atë ngjarje u prezantua një film dokumentar i shkurtër dhe u ndanë mirënjohje për figura eminente nga jeta e futbollit të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për klubin tonë.
Në ngjarje si mysafirë i ftuam të gjithë lojtarët dhe trajnerët, të tanishëm dhe të dikurshëm të klubit tonë, udhëheqësinë e tanishme të klubit, kryetarë të komunave, deputetë etj. të cilët na nderuan me prezencën e tyre.

Konkluzionet pa procesverbale për gjendjen e sallës para dhe pas ngjarjes janë të çuditshme , dhe janë të qëllimshme tre ditë pas ngjarjes, ku nuk kishte vërejtje për as një incident në asnjë buletinë. Gjithashtu është e dyshimtë paraqitja e dëmit tre ditë pas ngjarjes që lë hapësirë për të menduar se “dëmi” ka mundur të bëhet edhe para apo pas ngjarjes tonë, ngjajshëm si dëmet serioze nga moskujdesia e objektit jashtë dhe brenda.

Ne ishim në teatër të festojmë jubileun, dhe jo të rrënojmë, të egërsojmë, të vandalizojmë.

Falënderojmë teatrin për bashkëpunimin

Marketing