Shyhrete Behluli vjedh idenë e Motrave Mustafa

Motrat Mustafa shumë shpejt do të vinë me projektin e tyre të ri. Këtë e ka konfirmuar ditë në muajin e kaluar vet Sahide Mustafa përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”.

Marketing

Ky projekt do të jetë ndryshe dhe më i veçanti për bilbilat e këngës popullore, pasi që nëna e tyre do të jetë pjesë e klipit.

“Kushtuar më të shtrenjtës tonë nënës, për herë të parë do të marr pjesë me një ninull dhe nëna jonë në klip” pati shkruar Sahidja në postimin e saj.

Por Indeksonline mëson se me një projekt të ngjashëm do të vij edhe këngëtarja tjetër e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, duke ia kopjuar kështu idenë Motrave Mustafa.