Si asnjëherë më parë, Leonora Jakupi zbulon detaje nga lidhja e dashurisë

Leonora Jakupi, këngëtarja e shumë HIT-eve u vendos përballë një interviste mjaft speciale në “Shiko Kush LUAN” ku titujt e këngëve të saj ishin “pyetjet” e intervistës.

Marketing

Nëpërmjet përgjigjeve të Jakupit zbuluam shumë detaje të lidhjes së dashurisë së saj.

Me anë të këngës “Zemra të kërkon”; Leonora na zbuloi se tashmë e ka gjetur të duhurin; gjithashtu na zbuloi se ai nuk i ka dhuruar diamante, nga kënga “Diamant”.“Pa asnjë dyshim” që do të kemi një dasmë në vitin 2021; pasi 2020 ia prishi planet për martesë. Të paktën Leonora dëshiron dhe shpreson të bëjë një dasmë vitin që vjen, por jo tradicionale.

Sipas Leonorës nëse në lidhje nuk ka dashuri, respekt dhe komunikim i vjen fundi, nga kënga “Ky është fundi”.