Si do të duken shtëpitë që do të ndërtohen: I rezistojnë tërmeteve 9 ballë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në një takim me banorët e Thumanës, ku ka prezantuar edhe modelet e shtëpive të reja për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Marketing

Montimi i shtëpisë do të bëhet brenda 30 ditëve dhe sipas ministres Elva Margariti, ato do t’u ofrojnë mundësojnë qytetarëve që të kursejnë energji e mbi të gjitha kanë një garanci prej 70 vitesh.

Këto banesa, theksoi Margariti, i rezistojnë një tërmeti deri në 9 ballë si dhe do të jenë rezistente ndaj erës.

“Do te ketë 3 tipologji shtëpisë. 1+1 deri në 60 metra katrorë, 2+1, deri në 78 metra katrorë dhe 3+1. Banesat janë me kopshte të veçanta. Standardi do të jetë më i lartë se sa në banesat që janë shkatërruar. Do të ndërtohen edhe shkolla dhe terrene sportive në këto zona”, tha ministrja, Elva Margariti teksa publikoi modelet e banesave.

Marketing