Si do të punojë Kuvendi në kushte të Kovid-19?

Përbërja e re parlamentare është e njohur, me ndryshime të pritura varësisht nga ajo se kush prej atje do të shkojë në ujërat ministrore ose në pozicione të tjera në pushtetin ekzekutiv.

Marketing

Afati për thirrjen e seancës konstitutive nga kryeparlamentari Talat Xhaferi është 4 gushti, dhe ai tashmë deklaroi se deri atëherë do ta thirr seancën. Shërbimet parlamentare përgatiten në përputhje me masat për mbrojtje nga virusi korona për mbajtjen e seancës konstitutive në sallën e madhe me kupolë ku do të sigurohet distanca përkatëse mes deputetëve, nëpunësve parlamentarë dhe personave të tjera që duhet të jenë të pranishëm.

Votat në këtë seancë do të numërohen me dorë, e me siguri edhe në ato pas saj nëse merret parasysh se në të nuk ka të instaluar sistem të votimit.

Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, edhe koordinatorët e grupeve parlamentare, pritet që menjëherë të fillohet me zgjedhjen e mënyrës së punës në Kuvendin e ri, duke i marrë parasysh masat parandaluese për mbrojtje nga Kovid-19, por edhe resurset dhe mundësit të cilat i ka në dispozicion Kuvendi dhe objekti i tij. Janë të mundshme disa skenarë, po madje edhe mbajtje të seancave në distancë (online), për çka nevojitet ndryshim të Rregullores për punën e Parlamentit, por edhe parakushte teknike në kuptim të pajisjes përkatëse dhe kompjuterë, si dhe program kompjuterik dhe mbrojtje të sigurisë. Kuvendi, sipas informacioneve të shërbimeve, pjesërisht i plotëson kushtet për mbajtjen e seancave në distancë, ndërsa duhet të sigurohet softuer për dallimin e fytyrës së deputetëve (face recognition software). Deputetët votojnë për ligje dhe çështje me interes serioz kombëtar dhe shtetëror, kështu që duhet doemos të garantohet se pikërisht ata votojnë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi gjatë bisedës për MIA-n javën e kaluar konfirmoi se për mbajtjen e seancave onlajn nevojitet ndryshim i Rregullores për punë dhe se për këtë duhet të vendosë përbërja e re e Parlamentit. Pavarësisht nga situata me Kovid-19, Kuvendi kërkoi ndryshimin e sistemit aktual për votim në sallën e Parlamentit. Xhaferi siguroi mjete me rishikimin e Buxhetit për sivjet, por më pas këto para i janë marrë Kuvendit për shkak të krizës me virusin korona.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, njëri prej skenarëve që do të ishte i mundshëm është mbajtja e seancave si në Parlamentin serb, gjegjësisht nga dhjetë deputetë nga grupi parlamentar të jenë në sallën plenare ose të ndërrohen, ndërsa votimi të jetë në Sallën e madhe me Kupolë dhe votat të numërohen me dorë meqë atje tani nuk ka kushte për instalimin e sistemit të votimit

Seanca parlamentare dhe të komisionit në përputhje me protokolle shëndetësore

Anëtarë të Komisionit të sëmundjeve ngjitëse bashkë me anëtarët e Komisionit të formuar nga shërbimi parlamentar i kanë kontrolluar së bashku të gjitha aktivitetet e ndërmarra me urdhër të Xhaferit në raport me respektimin e masave parandaluese për mbrojtje nga përhapja e virusit korona dhe mbajtjes së seancës konstitutive, por edhe seanca të tjera plenare, si dhe seancat e komisioneve parlamentare.

– Në Kuvend ishte kryetari i Komisionit të sëmundjeve ngjitëse që t’i shqyrtojmë protokollet, tha Xhaferi për MIA-n, duke përsëritur se seancën konstitutive do ta thërrasë në afatin, që skadon më 4 gusht, dhe se ajo do të mbahet në sallën me Kupolë të madhe ku mund të respektohet mirëmbajtja e distancës.

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Cvetanka Ivanova shprehet se prej fillimit të krizës respektohen masat në ndërtesën e Parlamentit. Për seancën konstitutive bën të ditur se grupi punues i Parlamentit punon drejtpërdrejt me një anëtar të Komisionit të sëmundjeve ngjitëse.

– Do të respektohen të gjitha protokollet. Grupi i punës i cili ka përfaqësues të Komisionit për sëmundje ngjitëse është në fazën përfundimtare. Seanca, siç e dini, do të mbahet në Sallën e madhe me Kupolë. Do të sigurohen të gjitha masat mbrojtëse për të gjithë të përfshirët, si dhe për mysafirët e ftuar ashtu edhe për gazetarët. Konferencat për media do të mbahen në Sallën e kristaltë, e cila është më e madhe. Për grupet parlamentare, që do të formohen, janë siguruar sallë të veçanta, të mëdha që të mund të sigurohet distancë, sqaron Ivanova. Para mbajtjes së seancë konstitutive tërësisht do të dezinfektohet objekti i Kuvendit, ndërsa kjo në muajt e kaluar është bërë edhe dy herë.

Në ditën e mbajtjes së Seancës konstitutive do të matet temperatura e secili që do të vjen në godinën e Parlamentit, deputetët dhe të ftuarit tjerë do të pranohen nga protokolli dhe do të dërgohen saktësisht deri te vendi ku do të duhet të ulen.

Për atë se si do të zhvillohen seancat plenare më pas edhe seancat e trupave punuese, shprehet se, sipas kushteve do të miratohen edhe protokolle të këtilla, porse për këtë duhet të vendosin kryetari i Kuvendit dhe koordinatorët e rinj të grupeve parlamentare, dhe se gjithçka do të varet nga vullneti politik i atyre që janë të përfaqësuar në Parlamentin.

Prej fillimit të pandemisë, ndonëse deputetët tashmë ishin shpërndarë, respektohen masat për mbrojtje nga Kovid-19. Ivanova për MIA-n shprehet se në hyrjen e godinës ka mjete të dezinfektimit, si sfungjer me mjete për dezinfektim për këpucë dhe mjet për dezinfektimin e duarve. Në secili kat dhe para secilës sallë të madh ka aparate pa kontakt për dezinfektim të duarve. Të punësuarit në shërbimet parlamentare nëpër ndërtesën lëvizin me maska, ndërsa në zyrë nuk ka më shumë se dy veta, e nëse madhësia nuk lejon atëherë nga një nëpunës. Vazhdimisht dezinfektohet dhe fshihen dorëzat e bravave dhe grilat e shkallëve.

Seanca për çështje emergjente me numër të zvogëluar të deputetëve në parlamentet evropiane

Sipas hulumtimeve të Institutit parlamentar prej qershorit të këtij viti në Shqipëri seancat plenare i zhvillon në distancë me përdorimin e softuerit nga ofruesi i jashtëm i shërbimeve.

Në Austri mbajtja e seancave me përdorimin e mjeteve elektronike nuk janë të lejuara në Kushtetutën federale ose në Rregulloren e punës, kështu që Parlamenti duhet të miratojë rregullore në mënyrë që të respektohen rekomandimet për higjienë dhe siguri.

Dhoma përfaqësues e Belgjikës në mars e ndryshoi Rregulloren e saj në mënyrë që t’u mundësojë anëtarëve, në kushte të caktuara, të konsiderohen si “të pranishëm” në komitetet e zgjedhura dhe seancat plenare madje edhe kur nuk janë të pranishëm fizikisht dhe të votojnë në mënyrë elektronike edhe përmes e-postës.

Parlamenti i Kroacisë, u konstituua një ditë më parë, e kufizoi mbajtjen e seancave plenare dhe komisioneve. Janë miratuar masa të veçanta në mënyrë që t’u mundësohet deputetëve të votojnë me përdorimin e mjeteve elektronike. Komisionet votojnë përmes e-postës ose SMS-porosisë. Pas Pashkëve, Parlamenti vazhdoi punën në ndërtesën e Parlamentit, që ishte sanuar pasi që ishte dëmtuar në tërmetin e fuqishëm të 22 marsit. Për herë të parë votimi në sesionin plenar u mbajt në tri salla të ndryshme në mënyrë që të sigurohet distancim social.

Seancat plenare në Parlamentin e Çekisë në momentin e hulumtimit nuk mbahen. Mbajtja e komisioneve është zvogëluar ose anuluar edhe vetëm një numër i vogël i tyre zhvillohen me përdorimin e mjeteve elektronike. Nuk ka kornizë juridike për mbajtjen e seancave në distancë. Votimi me përdorimin e mjeteve elektronike është i mundshëm, por duhet doemos të bëhet evident. Softueri i përdorur është Vebeks dhe është i postuar në mënyrë të brendshme.

Seancat në Parlament në Danimarkë mbahen vetëm për gjëra emergjente me numër të zvogëluar të deputetëve. Numri i seancave të Komitetit është zvogëluar dhe zhvillohet përmes video-konferencës. Prej 20 prillit, Parlamenti i Danimarkës fillon gradualisht me funksionimin normal.

Parlamenti i Estonisë e riorganizon punën e tij. Deri më 1 maj shqyrtoheshin vetëm çështje kritike. Parlamenti mban seanca vetëm të hënën.

Në Francë janë implementuar metoda specifike të punës. Metodat e këtilla përfshijnë: suspendimin e të gjitha aktiviteteve rrjedhëse, përveç miratimit të ligjeve për raste emergjente dhe çështje deri te Qeveria; format i zvogëluar për seanca, të kufizuar në tre persona për grup parlamentar, kryetari plus dy deputetë dhe ngjashëm.

Në Bundestagun gjerman ka zvogëlim të pragut të nevojshëm për votim në Parlament, prej gjysmës së nevojshme nga numri i përgjithshëm i deputetëve për miratimin e zgjidhjeve obliguese ligjore të një të katërtës së deputetëve të Bundestagut. Prania e një të katërtës nga të gjithë anëtarët do ta plotësojë këtë kërkesë, sipas qëndrimit të ri 126 a, që do të shtohet në Rregulloren për punën e Bundestagut.

Parlamenti i Hungarisl vazhdon të mbajë seanca të rregullta javore, me masa të caktuara të sigurisë. Sigurimi i distancës fizike të deputetëve me mbajtjen e seancave plenare në sallë me kapacitet më të madh për ulje, me kërkesë që deputetët të mbeten vetëm në sallën plenare për kohëzgjatjen e fjalimeve ose votimeve të tyre.

Në Itali puna e deputetëve organizohet përmes sistemimit të tyre në ndërtesa të ndryshme në mënyrë që të sigurohet niveli i duhur i distancimit social.

Në Islandë numri i deputetëve në seancat plenare të Parlamentit është zvogëluar, në bazë të marrëveshjes mes grupeve parlamentare. Në këtë moment veprohet vetëm për çështje emergjente. Votimi me përdorimin e mjeteve elektronike, gjegjësisht votimi në distancë nuk është i mundshëm sipas dispozitave të tanishme të përhershme (të përcaktuara me ligjin në Islandë) dhe Kushtetutën e Islandës. Si rezultat i kësaj, votimi në seanca plenare e respekton distancimin social. Prej 21 marsit, e tërë pjesëmarrja në seancat e komisioneve është në distancë me përdorimin e mjeteve elektronike.

Në Letoni seancat mbahen në tetë hapësira të ndara parlamentare në mënyrë që të sigurohet distancim social.

Parlamenti i Luksemburgut e ka ulur numrin e seancave. Ato zhvillohen në hapësirat e Parlamentit ose në distancë, me përdorimin e mjeteve elektronike. Seancat e përbashkëta të komisioneve nuk do të mbahen në periudhë të caktuar. Votimi gjithashtu zhvillohet me përdorimin e mjeteve elektronike gjegjësisht e njëjta bëhet me thirrje.

Në Norvegji është ulur numri i seancave plenare, mbahen seanca vetëm për çështje emergjente, numri i komisioneve është ulur gjithashtu dhe përparësi i është dhënë punës në distancë, me përdorimin e mjeteve elektronike.

Parlamenti i Sllovenisë mbajti vetëm seanca të jashtëzakonshme dhe shumica e seancave të komisioneve janë anuluar. Janë duke shqyrtuar opsione për mbajtjen e seancave të komisioneve me ndihmën e video-konferencës. Shumica e të punësuarve në Parlamentin punojnë në distancë, me përjashtim të personelit themelor dhe atyre që nevojiten për funksionim të papenguar të Parlamentit.

Në të dyja dhomat e Parlamentit të Spanjës (Senati dhe Kongresi), posti parlamentar ushtrojet përmes të a.q. votim në distancë përmes përdorimit të mjeteve elektronike për sesionet plenare gjatë krizës së shkaktuar nga virusi korona.

Hyrje e mediave në Parlament

Kriza me virusin korona shkaktoi ndryshime edhe në punën e gazetarëve dhe mediave. Siç paralajmërohet, duke marrë parasysh gjendjen aktuale me virusin korona, me siguri numri i punëtorëve mediatik në Kuvend do të jetë i kufizuar, ndërsa aktivitetet e tyre do të ndiqen drejtpërdrejt përmes kanalit parlamentar dhe me strime drejtpërdrejt. Seanca konstitutive do të ndiqet përmes Kanalit parlamentar, ndërsa konferencat për media do të organizohen në Sallën e kristaltë ku do të kishte hapësirë të mjaftueshme për mbajtjen e distancës.

Sipas hulumtimeve të Institutit parlamentar, në Shqipëri është e ndaluar hyrja e mediave gjatë krizës së virusit korona. Në Austri është lejuar qasje e gazetarëve vetëm në seancat parlamentare. Në të gjitha rastet tjera, prania e mediave në Parlament nuk është e lejuar. Në Moldavi aktivitetet mediatike janë të lejuara vetëm në qendrën për media të Parlamentit. Në Slloveni është vendosur qendër e përkohshme për media në lobin e godinës së Parlamentit. Prania e mediave në Sllovaki është e lejuar vetëm jashtë ndërtesës. Në Finlandl është siguruar lokalitet i veçantë për aktivitete mediatike, si dhe për realizimin e intervistave në kushte dhe rekomandime të posaçme të sigurisë.

Marketing