Si i infektoi një burrë i vetëm 533 persona me koronavirus?

Një burrë i prekur me Covid-19 arriti të infektojë 533 njerëz në një fabrikë të përpunimit të peshkut në Ganë.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i këtij shteti afrikan, Nana Akufo Ado.

“Një person infektoi më shumë se një të tretën e gjithsej 1.300 punëtorëve në Tema, një qytet 25 kilometra në lindje të kryeqytetit Akra”, tha Ado.

“533 rastet e reja në fabrikë përbëjnë më shumë se gjysmën e të infektuarve të ri në Ganë”, ka shtuar ai.

Gana ka konfirmuar 4,700 raste deri më tani, prej tyre 22 të vdekur dhe 494 të shëruar.

Marketing