Ish kryeministri Nikola Gruevski sot në Gjykatën Penale, i cili erdhi në seancë si i pandehur për rastin “Trajektorja”, e cila i referohet autostradave, deri më 8 nëntor duhet të vijë në burgun e Shuto Orizarës, ku duhet të mbajnë dënimin dy vjet me burg për blerjen e Mercedes-it, njofton “Zhurnal”.

Por një prej mënyrave që ai të’i shmanget burgut është nëpërmjet një akti të jashtëzakonshëm ecila dorëzohet deri te Gjykata Supreme.

Kriteret për miratimin e kërkesës së tillë kërkon që individi i dënuar, Nikolla Gruevski, është një fermer, i cili duhet të përfundojë punë bujqësore ose punë sezonalë pasi që familja nuk ka fuqi punëtore të mjaftueshme për të përfunduar punët. Nëse pjesëtarët e tjerë të familjes janë në burg, kurse nuk ka njeri tjetër që të kujdeset për fëmijët. Pas këtyre kritereve, për shembull, mbajtja e dënimit me burg prej gjashtë vjetësh mund të shtyhet me formën e ish ministres Gordana Jankulloska,e cila ka fëmijë të vogël.

Arsyet për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burg të përcaktuara në Ligj janë:

1. Nëse personi është në trajtim mjekësor për sëmundje të rënda akute ose që kanë varësiç

2. Ndodh vdekje ose sëmundje serioze në familjen e afërt të personit të dënuarç

3. Shtyrja është e nevojshme për kryerjen ose përfundimin e punëve në bujqësi

4. Personi i dënuar është i detyruar të kryejë punë të caktuara që tashmë ka filluar dhe për shkak të moszbatimit të asaj pune do të kishte dëme më të mëdhaç

5. Shtyrja e dënimit ndodhë për shkak të përfundimit të vitit shkollorç

6. Së bashku me personin e dënuar është dënuar edhe bashkëshortja ose anëtarët e tjerë të familjesç

7. Është dënuar grua e cila ka fëmijë më të vogël se një vit, ose që është shtatzënë.

8) Kërkohet që personi i dënuar për disa kohë të kujdeset për edukimin e fëmijëve ose duke u kujdesur për personat me aftësi të kufizuara.

Përndryshe, përveç Gruevskit, është dënuar edhe ish ndihmësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski. Ai fillimisht mori 6 vjet e 6 muaj, por gjykata e Apeliti ia ndryshoi vendimin në 4 vjet e 6 muaj. Popovski tashmë është në paraburgim.