Si parashikohet e ardhmja e udhëtimit me avion?

Një dizajn që rikonfiguron kabinat e aeroplanit me sedilje me dy nivele, është duke u konsideruar si një zgjidhje e mundshme për udhëtarët që kërkojnë më shumë mbrojtje nga përhapja e Covid-19.

Marketing

Zephyr Seat është vizioni i krijuesit Jeffrey O’Neill, i cili llogarit se izolimiprej udhëtarëve të, qëkrijimi i tij ofron, mund të sjellë benefite të mëdha.

“Ne besojmë se udhëtarët do të kërkojnë privatësi dhe kjo sedilje përveç ulëses ka mundësi të shndërrohet në shtrat të rehatshëm, me çmime premium ekonomike,”- thotë O’Neill, themeluesi dhe CEO i Zephyr Aerospace.

Me Zephyr Seat, linjat ajrore mund të sigurojnë sedilje me 2 nivele, në një konfigurim 2-4-2, që do të lejonte shumicën e linjave ajrore globale, të ruanin të njëjtin numër sediljesh siç ofrohen në kabinat e tyre ekzistuese.

Ideja është ende në fillimet e saj, megjithëse O’Neill thotë se ka zhvilluar biseda me katër linja ajrore kryesore, duke përfshirë edhe kompaninë amerikane Delta.

Marketing