Si rrallëherë, Edi Rama publikon foto plazhi së bashku me gruan dhe djalin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pothuajse e ka bërë traditë të publikojë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Marketing

I pari i qeverisë shqiptare zakonisht zgjedh një fotografi që ka të bëjë me aktualitetin ditor dhe e vlerëson si imazh i ditës.

Por, kësaj radhe lideri i Partisë Socialiste ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar një fotografi jo të zakonshme.

Së fundi, politikani ka përzgjedhur të sjell një pozë në krah të bashkëshorte, Lindës gjersa shijojnë rrezet e diellit në plazh shqiptar.

Së bashku me Lindën ata shihen duke e shikuar vogëlushin e tyre, Zahon, i cili po notonte para syve të prindërve.

Ndryshe, Rama kohët e fundit është ballafaquar me protesta të opozitës pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, të cilat i bojkotuan pothuajse të gjitha partitë që nuk janë pushtet.

Marketing