Si shuhet një yll, pamjet unike të supernovës (VIDEO)

Si shuhet një yll që vdes?

Marketing

Teleskopi hapësinor Hubble sjell pamjet e jashtëzakonshme të një supernove, filmuar me opsionin “time-lapse”. Në video shihet se si një shkëlqim verbues zbehet deri në zhdukje.

Supernova me emrin SN 2018gv, shpërtheu brenda galaktikës spirale Ngc 2525, rreth 70 milionë vite dritë larg sistemit tonë diellor, në konstelacionin e hemisferës jugore Puppis.

Shpërthimet e supernovave janë ndër fenomenet më interesante në kozmos, me një shkëlqim që arrin deri në 5 miliardë herë më e lartë se ai i Diellit.

 

Marketing