Të gjithë neve në një pikë të caktuar na mundon kjo pyetje. Si ta gjejë personin e duhur? Këtë pyetje mandej e pasojnë disa pyetje të tjera. Si ta di që është i duhuri? Si ta bëjë për vete?

Gjëja e parë që duhet të dini është gjetja e një personi të duhur nuk është gjithmonë e lehtë dhe e thjeshtë. Sado që ndonjëherë na duket se për disa njerëz të caktuar është.  Tani ju mund të pyesni “Pra si t’ja bëjë. Si ta gjejë personin e duhur? Ne do të përpiqemi të ndihmojmë!

Përcaktoni se çfarë nënkupton për ju ‘personi i duhur’

Për ta gjetur të duhurin së pari duhet ta dini se çka nënkuptoni me ‘personin e duhur’. Pra, së pari ndaluni dhe mendoni se çfarë është ajo që doni apo që kërkoni. Sigurisht një person me të cilin doni ta ndani jetën. Mirëpo çfarë tipi ju pëlqen? Cilat janë vetitë që duhet t’i ketë? Cilave gjëra u jepni ju prioritet? Cilat janë planet qe keni për vetën?, etj. Në momentin që e dini se çfarë doni kërkimi i një fati bëhet edhe më i lehtë. Pra, ju fokusoheni të gjeni një person që i plotëson pritshmërit tuaja!

Bëhuni të hapur!

Ta dini se personi i duhur nuk do të trokas në derën tuaj.  Kur të jeni gati duhet të viheni në kërkim? E si bëhet kjo? Nësë shkojmë në mënyrën klasike do t’ju thonim të dilni me shoqëri, të njoftoheni me njerëz të rinj, etj. Mirëpo kohërat kanë ndryshuar! Tashmë është edhe më lehtë.

Hapni një llogari në një aplikacion për takime online! Shkarkoni dua.com, krijoni një profil. Paraqiteni vetën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe lidhuni me shqiptarët kudo që janë. Gjeni dikë që ju përshtatet dhe krijoni të ardhme së bashku!

Mirëpo nuk funksionin gjithmonë kështu!

E çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që dashuria funksionon në mënyrë të çuditshme! Ndonjëherë ne dashurohemi në personin që e presim më së paku! Dhe kjo nuk do të thotë që ai nuk është personi i duhur për ne! Prandaj jeni të hapur për ndryshime! Ndonjëherë një person krejtësisht i kundërt me neve na merr zemrën. Tek e fundit kimia e përbashkët dhe ndienjat për njëri-tjetrin janë çelësi i një lidhjeje të suksesshme!