Si të gjeni celularin nëse ju ka humbur dhe e keni pa zile

Ju e dini se një pajisje elektronike e cila ka të instaluar sistem audio interferon kur është pranë një tjetër pajisjeje të së njëjtës natyrë.

Marketing

. Ndaj nëse keni në shtëpi një pajisje të tillë (box-er të jashtëm, mp3 player, iPod) ndizeni dhe lëshoni në të muzikë me zë të lartë.

Ndërkohë telefonit tuaj dërgojini zile nga një telefon tjetër. Lëvizni nëpër të gjithë hapësirën ku

ndodheni duke mbajtur në dorë këtë pajisje.

Kur të ndodheni afër celularit tuaj, i cili po bie, box-eri i jashtëm do të interferojë dhe ju do ta dëgjoni zhurmën e bezdisshme të interferimit. Kjo do të thotë se celulari juaj është i fshehur diku aty rrotull. Kontrolloni me kujdes dhe me shumë mundësi keni për ta gjetur se ku e keni lënë.

Kjo nuk është një mënyrë fort gjeniale, duke marrë parasysh faktin se askush nuk ka dëshirë të bëjë xhiro nëpër shtëpi me një box në dorë duke kërkuar celularin.

Ama kjo është mënyra e vetme e cila funksionon si për aparatet celularë me sistem programimi Android edhe me ata me sistem Ios.

Marketing