Si të kemi qerpikë të gjatë, disa këshilla

Qerpikët e gjatë dhe të dendur janë ëndrra e çdo femre. Ata theksojnë vijëzimin e syrit të grimuar duke e bërë të duket më i plotë dhe më joshës. Kjo është dhe arsyeja që i lyejmë vazhdimisht me rimel që të na duken më të gjatë. Por ndonjëherë nuk mjafton.

Marketing

Ja disa disa maska natyrale për rritjen dhe forcimin e qerpikëve.

Vaj kastori dhe rozmarinë të freskët

Vaji i kastorit ndihmon zgjatjen dhe dendësimin e qerpikëve, duke qenë se hidraton dhe ushqen rrënjën. Ndërsa rozmarina jo vetëm që ndihmon në rritjen e tyre, por u jep atyre dhe shkëlqim.Ngroheni dy lugë çaji vajin kastori dhe hidhni më pas rozmarinë të freskët. Lëreni të tretet për pak kohë gati 15 minuta, ndërkohë që ftohet edhe vaji. E aplikoni atë me anë të një furçe për vetulla para se të flini.

Çaj jeshil

Çaji jeshil përmban veti antioksiduese dhe antibakteriale, që ndihmojnë kryesisht për rritjen e flokëve. Flavonidet e gjendura tek çaji jeshil ndihmojnë gjithashtu për rritjen e qerpikëve. Ziejeni jo fort (sepse i humbasin vlerat), pastaj lëreni të vaket dhe lyeni vijën e qerpikëve me të.

Limon dhe vaji ulliri

Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i duhuri për rritjen e qerpikëve, duke qenë se është i pasur me vitaminën E dhe antioksidantë, lëndë ushqyese këto që ushqejnë rrënjën.

Lëngu i limonit gjithashtu është një burim i mirë i vitaminës A dhe C, që ndihmojnë në rritjen e qimeve. Hidhni në një kavanoz të vogël një filxhan vaj ulliri dhe lëkurën e një limoni të freskët. Mbylleni kavanozin dhe lëreni ashtu gjatë gjithë natës, në mënyrë që vaji i ullirit të thithë lëngun e lëkurës së limonit. Më pas e aplikoni atë gjatë ditës në një sasi të vogël tek vija mbi qerpikët; do ta vini re ndryshimin brenda pak javësh.

Marketing