Si të pastroni tastierën?

Jo shumë larg nga telefoni juaj, tastiera e kompjuterit tuaj është një vend potencial i bakterieve.
Kështu për të larguar ato ju duhet të ndiqni hapat në vazhdim.

Marketing

Gjëja e parë që duhet të bëni është të shkëputni tastierën nga kompjuteri, para se ta pastroni.
Ktheni tastierën mbrapshtë dhe provoni që të shkundni atë dhe të gjitha mbeturinat brenda do të largohen.

Më pas merrni një leckë të lagur, të butë, si mikrofibër për të fshirë tastet e tastierës, nuk preferohet të përdorni kimikate pasi munden t’i dëmtojnë tastet.

Kur është fjala për largimin e grimcave nga vendet e vështira për t’u arritur në tastierë, rekomandohet të përdorni një furçë dhëmbësh të thatë dhe të butë, me këtë i largoni ato grimca

Marketing