Si Trump do t’ia dorëzojë Biden “valixhen bërthamore”?

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk do të jetë i pranishëm të mërkurën në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësi të tij, Joe Biden, por mungesa e tij do të ketë pak ndikim në atë që mund të konsiderohet si një nga momentet më të rëndësishme të ditës së përurimit, dorëzimin e “valixhes bërthamore”, shkruan CCN.

Marketing

“Valixhja “,  përmban pajisjet që i duheshin Trump për të vërtetuar urdhrat e tij dhe për të nisur një sulm bërthamor. Valixhja mbahet nga një ndihmës ushtarak i cili shoqëron Presidentin Trump në çdo kohë madje deri në sekondën që ai lë zyrtarisht detyrën në 20 Janar.

Gjatë një ceremonie, valixhja do t’i dorëzohej një ndihmësi tjetër ushtarak që qëndron  afër stendës së inaugurimit teksa Biden bën betimin.

Por të Mërkurën, ky shkëmbim do të ndodhë pak më ndryshe pasi Trump pritet të largohet nga Uashingtoni, për Florida në përpara duke mos marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Biden.

Valixhja, shkruan CCN,  ka të ngjarë të udhëtojë me të, thonë ekspertët, çka do të thotë se në një moment, do të ketë dy valixhe të ndryshme në dy vende të ndryshme duke paraqitur një sfidë unike për të siguruar transferimin e pushtetit pa probleme.

Valixhja nuk përmban një buton ose kode që mund të lëshojnë automatikisht një armë bërthamore, por aty gjenden pajisje dhe autorizime që Trump mund t’i përdorë për të urdhëruar nisjen e një sulmi.

“Ekzistojnë të paktën tre deri në katër valixhe identike”: një që ndjek presidentin një ndjek zëvendëspresidentin dhe një qëndron e ruajtur, për t’iu dorëzuar pushtetarit më të lartë në evente si inaugurime apo fjalime në Kongres”, thotë për CNN Stephen Schëartz.

“Më 20 janar, Biden do të marrë një nga valixhet shtesë ose valixhen e Pence, ose ndonjë tjetër, të përgatitur nga Zyra Ushtarake e Shtëpisë së Bardhë enkas për të ose një tjetër rezervë për Biden,” i tha Schwartz CNN.

Për më tepër, nga Presidenti kërkohet të mbajë me vete një kartë plastike të njohur si “biskota” në çdo kohë. Kjo kartë përmban kode me germa dhe numra që përdoren për të identifikuar presidentin, i cili mban autoritetin e vetëm ligjor për të autorizuar një sulm bërthamor.

Arsyeja përcaktohet qartë në Kushtetutë, e cila i jep Trump Trump ka autoritet të plotë ndaj arsenalit bërthamor deri në sekondën e fundit para betimit të Biden.

“Sipas Amendamentit të 20-të dhe në mungesë të çdo thirrjeje të Amendamentit të 25-të që do ta bënte Mike Pence presidentin e përkohshëm – Donald Trump është president deri në orën 11:59:59 të mëngjesit në 20 Janar. Deri në atë moment, ai ka autoritetin e vetëm, ligjor për të autorizuar përdorimin e ndonjë ose të gjithë arsenalit bërthamor të SHBA-së, “tha Schëartz nga “Buletini i Shkencave Atomike”.

Nëse ndihmësi ushtarak do të udhëtojë me Trump në Florida, saktësisht në orën 12:00 të datës 20 ai do të largohet nga Trump dhe do të rikthehet në Uashington me valixhen me vete”.Pas këtij momenti, Trump nuk do të ketë më autoritet dhe kodet e tij do të çaktivizohen.