Si yjet më të mëdhenj botëror, edhe Bebe Rexha këndon kolonën zanore të një filmi ‘Disney’

Mandatory Credit: Photo by Chelsea Lauren/REX/Shutterstock (10010981s) Bebe Rexha Variety Hitmakers Brunch, Portraits, Los Angeles, USA - 01 Dec 2018

Bebe Rexha është këtu për të korrur shumë suksese, gjë që po e dëshmon me kahjen që po merr karriera e saj.

Marketing

Elton John e bëri. Christina Aguilera e bëri. Beyoncé gjithashtu. Dhe tani Bebe Rexha po e bën, duke u bërë këngëtarja më e fundit e pop-it që iu bashkua një kolone zanore të ‘Disney’.Rexha bëri publike këngën “You Can’t Stop The Girl”, e cila do të shfaqet në vazhdimin e ardhshëm të Disney “Maleficent: Mistress of Evil”.Kënga, të cilën ajo bashkë-shkroi, pason publikimin e këngës ekskluzive për fansa “Not 20 Anymore”në ditëlindjen e saj të 30-të më 30 gusht.

Kënga u prodhua nga Futuristics dhe bashkë-shkruar nga Bebe Rexha, Michael Pollack, Nate Cyphert, Evan Sult, Aaron Huffman, Jeff Lin dhe Sean Nelson.

Fansat mund të presin një video muzikore shoqëruese gjatë javëve të ardhshme nga regjisorja e videove më të mira muzikore Sophie Muller. Muller ka drejtuar video për artistë si Weezer, No Doubt, Beyoncé, Shakira dhe The Killers.

Përveç hyrje së saj në Disney, Rexha po bën një turne me Jonas Brothers, “Happiness Begins Tour” si mysafire speciale. Turneu ka dy netë gati të shitura në Hollywood Bowl.