Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me ndihmën e Qeverisë janë siguruar mjete buxhetore për pagesën e specializantëve privat të regjistruar në konkursin e janarit të këtij viti.

“Të gjithë specializantët privatë (92 kandidatë) të cilët kanë fituar të drejtën për kompensim mujor në konkursin e fundit për specializantë privat nuk janë kalkuluar në buxhetin e RM-së i cili është miratuar në fund të vitit 2017. Për këto arsye shërbimet profesionale kanë punuar gjatë kohë me qëllim që të sigurohen mjete për të gjithë kolegët specializantë që marrin kompensim të rregullt mujor për mundin dhe punën e tyre. Me atë e kemi plotësuar qëllimin tonë që të gjithë specializantët privat të shpërblehen për punën e tyre”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mjetet e specializantëve, theksohet, do të paguhen në mënyrë retroaktive, gjegjësisht nga momenti kur Ministria e Shëndetësisë është përkushtuar dhe ju ka premtuar se do të fillojë pagesa, më saktësisht që nga muaji qershor i vitit 2018. Në mënyrë operative, pagesa do të fillojë menjëherë pasi të përfundojnë procedurat midis FSSH dhe Klinikat ku specializojnë specializantët privat, gjegjësisht në afat sa më të shpejt të mundur.

Gjithashtu, shtohet se Klinikat rregullisht i paguajnë rreth 200 specializantë të cilët për momentin janë aktiv në specializim, ndërsa janë regjistruar në vitet e kaluara.