Ministri i Jashtëm hungarez, Petar Sijarto, në pres konferencën e sotme është pyetur edhe në lidhje me arratisje e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, në Hungari, megjithatë ai nuk ka dhënë informata se si Gruevski ka hyrë në Hungari pa pasaportë.

Edhe përkrah insistimit të gazetarëve, Sijarto nuk i është përgjigjur kësaj pyetjeje, duke thënë se nuk ka të drejtë dhe as kompetenca që të ndaj informata për procedura për azil që janë në rrjedh.

“Supozoj se lënda është në procedurë për azil. Deri atëherë, nuk mund t’ju jap më shumë informata”, ka deklaruar ai. Sipas ligjeve të Hungarisë, Gruevski pas mbërritjes në Hungari fillimisht duhet të mbahej në qendrës tranzitore për kërkim të azilit. Nëse ka hyrë në Hungari nëpërmjet Serbisë, atëherë sipas ligjeve hungareze, duhet të kthehet atje.