Siljanoska: Mos bojkotoni zgjedhjet

Mos i bojkotoni zgjedhjet presidenciale, porositi kandidatja për presidente Siljanovska Davkova, nga tubimi në Negotinë.
“E keni fjalën time si njeri dhe si grua. Premtimin tim. Intuita jonë femërore thotë se fitorja e zgjedhjeve presidenciale nënkupton hapjen e portave demokratike për koalicionin e ri parlamentar të krijuar mbi bazën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, theksoi ajo.

Marketing

Ajo paralajmëroi një gjykatë kushtetuese përgjegjëse, përmes reformave që të arrijë deri në Bashkimin Evropian. Ndryshimet tha ajo vijnë edhe për shkak të asaj që ajo është grua.

“Edhe pse këto tridhjetë vjet në Maqedoni kryesisht në pushtet janë burrat, mendoj se edhe burrat gjithashtu do të donin që të shihnin një mënyrë më ndryshe të praktikimit të pushtetit. Ne femrat në shtëpi në të shumtën e rasteve i drejtojmë të gjitha ministritë. Nga ajo për politikë dhe punë sociale, shëndetësia e deri tek arsimi. E mësojmë shkollën e drejtimit dhe menaxhimit”, theksoi ajo.

Në fjalimin e saj, si kandidate për president e cila përkrahet nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, u fokusua edhe në domosdoshmërinë e ruajtjes së identitetit.