Siljanovska – Davkova nga Kavadarci: Qeveria e Zaevit sikur “Titaniku”

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova në tubimin në Kavadarc ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në votime dhe të votojnë atë që e besojnë. Sipas saj, populli e pa këtë qeverisje se nuk mund të bëj asgjë.

Marketing

“Reforma e vetme që e kanë bërë është reformimi që na bënë neve, reformimin e Maqedonisë. E ndërruan emrin, dhe tani po hapërojnë drejt ndërrimit të identitetit. Askush nuk ka të drejtën të bëjë këtë. Maqedonasit kanë ekzistuar si komb edhe para se të ekzistojë shteti Maqedoni.”, thksoi Siljanovska – Davkova. Ajo tha se Maqedonia dhe qytetarët e saj do të gjejnë vendin e tyre në Evropë.

“Në Bruksel nuk shkohet me “Titanik”. Qeverisja e tyre është qeveria e “Titanikut”. “, theksoi Siljanovska – Davkova. Ajo përmendi zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se tha në to do të fitojnë ata që nuk e harrojnë Maqedoninë.

Marketing