Siljanovska-Davkova: Nga Maqedonia do të bëj një shtet të mirë dhe evropian

Kandidati për president i VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova mbrëmë para qytetarëve të komunës së Shkupit Karposh tha se do të angazhohet që Maqedonia të jetë një vend i mirë dhe evropian, në të do të mbizotëroj sundimi i ligjit.

Marketing

Ajo vlerësoi se LSDM ka qasje joshtetërore dhe se BE edhe kësaj radhe do të jap një raport për Maqedoninë që do të vendos vendin në pozitë të pritjes. “Edhe sa vite na duhet të përgatitemi për fillimin e bisedimeve. Kuptohet kjo është dëshmi për paaftësinë e tyre për tu ballafaquar me sfidat dhe të zgjidhin problemet e qytetarëve”, theksoi Siljanovska – Davkova.

Sipas saj, nuk mund të lulzoj ekonomia nëse kemi mungesë të shtetit të së drejtës.