Siljanovska do ta rihapë Dialogun, Pendarovski e porositi që ta shikojë realitetin në bashkësinë ndërkombëtare, Reka konsideron se ai është situatë vin-vin

Kandidatja për president të shtetit, e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska Davkova, do ta përdor emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, sepse kjo tani është pjesë e Kushtetutës, nëse bëhet presidente e ardhshme. Ajo do t’i respektojë mbishkrimet e institucioneve, por personalisht si individ gjithmonë kur do të mundet do ta evitojë emrin e ri.

Marketing

Siljanovska, kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski dhe kandidati i BESË-s dhe Aleancës për Shqiptarët, Blerim Reka sot në debatin e parë televiziv në Tellma i kundërshtuan qëndrimet për më shumë çështje, ndërsa një nga ato ishte edhe Marrëveshja e Prespës dhe emri i ri, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Për Rekën marrëveshja është situatë vin-vin,. Greqia e ka ruajtur të kaluarën e saj antike, ndërsa Maqedonia e fitoi të ardhmen e saj evropiane.

“Në periudhë prej dhjetë viteve në Maqedonia nga dashuria e madhe ndaj kombit kemi mundur ta humbin shtetin, kishim suficit të nacionalizmit etnik, kishim deficit të patriotizmit shtetëror”, tha Reka dhe shtoi se me Marrëveshjen nuk e kemi humbur shtetin, ai është i njëjti, me maqedonas dhe gjuhë maqedonase.

Pendarovski përmendi se kontesti ka qenë asimetrik nga vetë fillimi, por se me ndihmën e mbështetjes së madhe nga bashkësia ndërkombëtare përfundimisht është zgjidhur dhe dy vendet kanë arritur marrëveshje, ndërsa dyert e vendit për në NATO dhe BE janë hapur. Ai së të rrezikshme e vlerësoi rihapjen e kontestit dhe e pyeti Siljanovskën nëse planifikon që ta bëjë këtë që të fitojmë eventualisht marrëveshje më të mirë, njofton koha.

Siljanovska u përgjigj se postulat kryesor në të drejtën ndërkombëtare është simetria e negociatorëve dhe theksoi se nuk do ta rihapë Marrëveshjen së bashku me opozitën, por do të shkojë në rrugë juridike. Shtoi se themeli i Kartës së Kombeve të Bashkuara është jus-kogens – e drejtë e domosdoshme ndërkombëtare, e cila mes tjerash bazohet në të drejtën e vetëpërcaktimit dhe mospërzierjen në punët e brendshme.

Sqaroi se duke pasur parasysh atë që Gjykata ndërkombëtare në Hagë është e angazhuar për marrëveshjen, nëse vjen deri në kontest lidhur me implementimin, mund të thuhet në njërën anë, të reagohet tek sekretari i përgjithshëm, e pastaj mundet rasti të gjendet para Gjykatës së Hagës, Thotë pala e tretë, nuk mund të detyrohet me marrëveshje interpartes, madje edhe palët e treta që kanë pranuar me emrin Republika e Maqedonisë mund të refuzojnë ta përdorin emrin e ri, kështu që rasti të gjendet para Gjykatës ndërkombëtare.

“Në emër të sundimit të drejtësisë dhe respektimit të jus kogens një ditë me argumente juridike mund të kontestohen një sërë vendime nga Marrëveshja e Prespës”, tha Siljanovska.

Pendarovski theksoi se pajtohet me të drejtën e domosdoshme ndërkombëtare, por përmendi se pa mbështetje nga faktorët ndërkombëtarë vendi nuk ka mundur të arrijë deri në ndonjë befasi në pozicionet negociuese.

Siljanovska u përgjigj se ajo si pjesëtare e fellës akademike pikërisht në sferën e të drejtës kushtetuese i takon t’i referohet të drejtës së domosdoshme ndërkombëtare, e cila, siç theksoi në procedurë juridike do të jetë e kuptueshme edhe për Trampin edhe për Merkelin. Theksoi se është koshiente se sistemi ndërkombëtar është i bazuar në fuqi, e jo në drejtësi, por sot në Evropë flasin për nevojën e juridizimit të politikës.

Reka përmendi se marrëveshjet ndërkombëtare të cilat i nënshkruajnë dy palë shumë vështirë është që unilateralisht të ndërrohen dhe shtoi se ai më shumë druan se Marrëveshja mund të pësojë ndryshime nga pala greke, nëse atje vjen në pushtet, dikush që është me orientim më djathtist dhe më nacionalist.

Ndryshe, të gjithë tre kandidatët për president të shtetit sonte në tv debatin e parë, e prezantuan veten si kandidat mbipartiak, edhe pse prapa kandidaturave të tyre qëndrojnë partitë politike, ndërsa gazetarja që e moderoi debatin kandidatëve u tha se në tubimet e tyre dominojnë liderët e partive. .