Siljanovska do të mbledh 10.000 nënshkrimi për kandidaturën e saj

Profesoresha Gordana Siljanovska Davkova e cila është kandidate e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale, do të fillojë me mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve nga qytetarët për të vërtetuar se kandidatura e saj është mbipartiake.

Marketing

Siljanovska në “Facebook” ju bëri thirrje qytetarëve që do mbështesin kandidaturën e saj, nëse duan t’i nxisin të tjerët duke përdorur hashtag nëpër rrjete sociale.

“Siç tashmë kam njoftuar, nga sot, dhe në dy javët e ardhshme do të mblidhen nënshkrime për kandidaturën time për kryetare në zyrat vendore të KShZ-së dhe vendeve të juaja të banimit. Secili nënshkrim i juajit, do të dotë mbështetje të madhe dhe inkurajim jo vetëm për mua, por edhe për bashkëqytetarët tanë, ky proces do të jetë shenjë se jemi të bashkuar: të gjithë për Maqedoninë”, shkroi Siljanovska Davkova.

Marketing