Siljanovska ja çfarë tha për shqiptarët në Konventën e VMRO-DPMNE-së?

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova pas zgjedhjes së saj në Konventën e kësaj partie tha se nuk është nacionaliste, por ithtare e sundimit të së drejtës. Ajo ka folur edhe për marrëdhëniet me shqiptarët, duke thënë se familja e saj në Ohër ka kumbari me familje shqiptare.

Marketing

“Jam e lindur në Ohër, në një shtëpi turke, ndërsa nga mosha ime 10 vjeçare, vëllai im ka kumbar shqiptar. A mundet që dikush të rritet në ambient të tillë dhe të jetë nacionalist”, theksoi Siljanovska- Davkova. Aj foli edhe për historinë familjare duke thënë se babai i saj ishte partizan, por edhe gjyshi i saj një revolucionar siç tha që kanë luftuar për Maqedoninë dhe jo Maqedoninë e Veriut.

Marketing