Siljanovska kërkon votat e shqiptarëve pa program në gjuhën shqipe

Edhe pse 63 vjeçare, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska thotë se nuk është e lodhur nga fushata 19-ditore presidenciale. Thotë se do të vazhdojë të luftojë për të mirën e qytetarëve. Ajo siguron se koncepti i saj është qytetar dhe se nuk bën dallim mes qytetarëve në bazë të përkatësisë etnike, fetare apo gjuhësore. Por, e pyetur se përse programi i saj nuk është përkthyer në gjuhën shqipe, Siljanovska.

Marketing

“Nëse unë ndaj të gjitha bashkësitë etnike shoh përmes prizmit të individëve, atëherë do të ishte logjike nëse programi është në gjuhën shqipe, atëherë i njëjti duhet të jetë edhe në turqisht, gjuhën rome, vllahe, serbe, boshnjake etj. për të pasur barazi. Kjo është njëra prej arsyeve.

Arsyeja e dytë ndoshta është frika ime që kjo mund të interpretohet si “flirt politik”, kurse unë gjithmonë në jetën time – nëse gjeni një shqiptar, shqiptare, studente, mike, ministra me të cilët janë shoqëruar, të cilët do t’ju tregojnë se kanë ndonjë vërejtje ndaj sjelljes sime kundrejt tyre, atëherë unë do të heq dorë nga procesi zgjedhor”, u shpreh Kandidatja për President, Gordana Siljanovska Davkova.
Por, a ka ndryshuar qëndrimi i profesoreshës lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve?

“Ligji për përdorimin e gjuhëve u soll me flamur evropian, edhe pse nuk ka asnjë direktivë për përdorimin e gjuhëve. Këtë e kam kritikuar. Kur kritikoj disa zgjidhje thirrem jo në dallime mes të drejtave të shqiptarëve, maqedonasve apo të të tjerëve, por në zgjidhjen kushtetuese dhe zgjidhjen e Marrëveshjes së Ohrit, sipas së cilës, kur flasim për gjuhë zyrtare, flasim jo vetëm në të gjithë territorin, por edhe në njësitë e vetëqeverisjes lokale”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, Kandidate për President.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska, pret që votuesit shqiptarë të shtohen në rrethin e dytë, dhe t’i japin asaj mbështetjen me qëllim siç ka theksuar disa herë, të mposhten politikat jo popullore dhe të dëmshme që po i zbaton qeveria.

Marketing