Siljanovska në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit

Në një video ekskluzive që ka siguruar Agjencia e Lajmeve Zhurnal shihet se si kandidatja për president të vendit nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska po qëndron në shtabin zgjedhor të kandidatit shqiptarë për president, Blerim Reka në Çarshinë e Shkupit.

Marketing

Vizita e Siljanovskës te shtabi i Blerim Rekës shton edhe më shumë dyshimet që ditëve të fundit janë shfaqur në opinion, gjegjësisht për një koalicionim apo marrëveshje mes tyre për rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Këto dyshime janë shtuar edhe më shumë edhe gjatë debateve televizive që janë zhvilluar me kandidatët për president, ku në shumicën e rasteve Blerim Reka dhe Gordana Siljanovska kanë qenë në një vijë në disa qëndrime dhe asnjëherë nuk janë kundërshtuar mes vete në debatet që janë zhvilluar deri më tani.

Edhe në anketën e fundit nga “Market Vizhn” e cila njihet si e afërt me partinë më të madhe maqedonase VMRO-DPMNE, ASH-ja e Ziadin Selë (që njëherit mbështetin Blerim Rekën) në këtë anketë del partia më e madhe te shqiptarët me 3.1 për qind reiting, ku pason BDI me 2.8 për qind.
Në një bisedë telefonike me Zhurnal.mk, përfaqësues të “Market Vizhn” – agjensioni i cili e ka bërë anketën për faqen e internetit Pressintv.mk – thanë se ajo është bërë në kundërshtim me standarde normale të anketave të këtij lloji për shkak të kërkesave specifike të bëra nga vet klienti (Pressing.tv).

Nga “Market Vizhn” thanë për Zhurnal.mk se klienti i tyre (Pressing.tv) ka kërkuar që të anketohen vetëm 668 qytetarë, e jo siç kërkojnë standardet e anketave me mostrën prej 1060 qytetarëve.

Ky është defekti i parë i anketës, kanë sqaruar përfaqësuesit e “Market Vizhn”.

Defekti i dytë i anketës sipas Marketvision.com ka të bëjë me atë se Pressing.tv ka kërkuar që nga 668 shqiptarë të pyeten në anketë vetëm 22 për qind e shqiptarëve dhe jo më shumë, pra vetëm 147 sish.

Dhe që nga këtu janë hapur dilemat në opinion se a po përgatitet një terren për një koalicionim të mundshëm mes ASH-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Edhe analistët politik, nuk e hedhin poshtë një mundësi koalicionimi mes VMRO-DPMNE-së dhe ASH-së sepse sipas tyre, këto dy parti gati se po zhvillojnë një fushatë identike, dhe nuk po e kuptojnë se gjinden në një fushatë presidenciale e jo parlamentare.

Më poshtë mund të shifni videon se si kandidatja e VMRO-DPMNE-së për Presidente, Gordana Siljanovska qëndron në shtabin zgjedhorë të kandidatit shqiptar Blerim Reka.

Marketing