Siljanovska: Zgjedhjet presidenciale nuk duhet bojkotuar

Kandidatja për kryetare e shtetit mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova u takua me banorët e Bërvenicës. Siljanovska Davkova përmendi se në takimet që i ka pasur nëpër komuna këto ditë po ndjehet si studente.

Marketing

“Këto zgjedhje nuk duhet të bojkotohen, edhe pse në referendum e thosha të kundërtën. Sepse ju nuk mund t’i jepni legjitimitet një diçkaje që nuk është vetëm e jo legjitime por edhe e paligjshme, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtës kombëtare”, tha Siljanovska Davkova.

Ajo sqaroi se pas referendumit të dështuar, ka pritur ka kryeministri Zoran Zaev të jep dorëheqje për shkak se kjo është rregull evropiane.

“Kështu bëjnë të gjithë kryeministrat kur nuk ju kalon referendumi, por ai nuk e bëri këtë”, tha Siljanovska Davkova duke thënë se pret fitore në zgjedhje ndërsa Maqedonia do të fitojë.

Marketing