Silva dhe Varhelyi arrijnë në Shkup

Ministri portugez i Punëve të Jashtme, Augusto Silva dhe komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi pasditen e sotme kanë ateruar në Aeroportin e Shkupit. Silva dhe Varhelyi vijnë në Shkup pas vizitës në Sofje. Gjatë pasdites delegacioni pritet të takojë në Shkup presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev si dhe përfaqësues tjerë të Qeverisë. Këto takime vijnë pak para takimit të Këshillit për punë të përgjithshme në BE, që do të mbahet me 22 qershor, ku mes tjerash pritet të vendoset edhe për miratimin e kornizës biseduese si dhe për mbledhjen e parë ndërqeveritare, me çka Maqedonia e Veriut do të niste edhe formalisht bisedimet për anëtarësim në BE.

Marketing