Plejmejkeri i është bashkuar Andres Iniestas dhe Gerard Piques për t’i dhënë fund karrierës se tij për La Roja, pas dështimit të Spanjës këtë Botëror.

Ylli i Manchester City, David Silva ka konfirmuar se nuk do ta prezantoj më Spanjën në nivele ndërkombëtare të futbollit, në një letër që ai ka publikuar në rrjetet sociale.

Silva, luajti 120 herë për Kombëtaren spanjolle, duke shënuar 35 gola në 12 vite përfaqësim.
“Nuk është lehtë, pas gjithçka kemi përjetuar, për t’u ulur dhe shkruar këtë letër”, ka shkruar në fillim të letrës në Twitter lojtari.

“Ishte një reflektim i ditëve dhe javëve dhe analizave për të marrë këtë vendim për t’u larguar nga Kombëtarja e Spanjës. Pa dyshim ishte njuë ndër vendimet e mija më të vështira në karrierë”.

Krejt nëa fund të letrës, Silva ka shkruar:
“Falëminderit, paqi fat dhe lamtumirë”.