Simeone: Shpresojmë të shkojmë deri në fund në Ligën e Kampionëve

Atletico Madridi ka vazhduar me serinë e fitoreve duke mposhtur në udhëtim skuadrën e Cadizit me rezultat 2 -4.

Marketing

“Los Rijobalncos” dominojnë dukshëm në La Liga, mirëpo Simeone tha se duhet shikuar vetëm ndeshje pas ndeshje.

Tekniku argjentinas gjithashtu shpjegoi edhe konkurrencën e lartë në skuadër dhe foli edhe për Ligën e Kampionëve.

“Në futboll duhet të jetojmë me situatat që janë duke ndodhur. Duhet të kujdesemi dhe të shikojmë këtë vijë”.

“Nuk kishim Carrascon ose Marion, por skuadra u përgjigj mirë. Është rritur, por duhet edhe që Torreira të përmirësohet, për të pasur vend për Dembele, për të lejuar Vitolo që të rifitojë pozitën e tij”.

“Çdo gjë ka garë të madhe që nënkupton se lojtarët duhet të vazhdojnë të punojmë. Lojtarët duhet të garojnë me njëri-tjetrin. Pastaj vjen Liga e Kampionëve ku shpresojmë se do garojmë deri në fund”, tha ai.

Atletico tani është tetë pikë para Realit plus ka dy ndeshje më pak të zhvilluar.