Simovski: Me regjistrimin e popullësisë nuk pastrohet lista zgjedhore

Drejtori i Entit Shtetërorë për Statistikë, Apostoll Simovski për MIA-n ka theksuar se është shumë gabim mendimi në opinionin se lista zgjedhore mund të pastrohet me zbatimin e regjistrimit të popullësisë.

Marketing

“Lista zgjedhore i përmbanë të gjithë shtetasit të RM-së më të moshuar se 18 vjet, pavarësisht nëse janë në vend ose jashtë vendit. Kategoria e “popullësisë së përgjithshme” nga regjistrimi i përfshinë të gjithë qytetarët e RM-së që janë prezent në vend në momentin kritik të regjistrimit, të gjithë qytetarët jashtë vendit por jo më shumë se një vit, dhe të gjithë të huajt prezent më shumë se një vit. Lista zgjedhore është bazë administrative e të dhënave, përderisa regjistrimi i popullësisë është hulumtim statistikor dhe ka krejtësisht qëllime të ndryshme”, thekson mes tjerash drejtori Simovski.

Marketing