Simovski: Nuk ka regjistrim në Maqedoni nëse bojkoton opozita

Bojkoti i mundshëm i regjistrimit të popullsisë nga ana e opozitës maqedonase, rrezikon realizimin e procesit i cili duhet të ndodh në prill të vitit të ardhshëm. Drejtori i Entit për Statistika Apostoll Simoski thotë se pavarësisht se ky institucion është i gatshëm të realizojë regjistrimin, bojkoti nga një pjesë e popullsisë do të pamundësojë realizimin e tij.

Marketing

Cili do qoftë bojkot do të thotë nuk ka regjistrim të popullsisë. Dhe puna e fundit për të gjitha procedurat që ndodhin këtu tek enti është që të ndodh një gjë e tillë. Shpresoj se do të kuptojnë të gjitha partitë politike se ky ligj është më së paku politik, se ky ligj është vetëm profesional dhe regjistrimin e bënë si operacion statistikor profesional dhe jo si politik”-theksoi Apostoll Simovski, Enti i statistikave.

Simovski deklaroi se pa ligjin për regjistrim, në aspekt teknik, nuk do të kenë problem për të realizuar regjistrimin, por se është e rekomandueshme që ligji të miratohet. Ai tha se ende nuk janë takuar me përfaqësuesit e partive politike dhe shton se pret që të takohet javën që vjen, pasi ata të përfundojnë konsultimet me ekspertët. Nga VMRO-DPMNE, deputeti Vllatko Gjorçev, nuk jep qëndrim të qartë nëse do të bojkotojnë ose jo regjistrimin, por thotë se vendit i duhet regjistrim me popullsinë rezidente.

Maqedonia duhet të realizojë regjistrim në pajtueshmëri me kriteret e Eurostat, kriteret e BE-së dhe kombeve të bashkuara. Do të thotë njëjtë ashtu siç realizohet regjistrim në Gjermani, në Skandinavi, në Spanjë, në cilin do qoftë vend të Evropës, ashtu duhet të realizohet regjistrimi në Maqedoni, respektikvisht të kemi numërim të popullatës rezidente”-pohoi Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.

Nga enti për Statistika, njoftuan se dje ka përfunduar me sukses dhe brenda afatit të lejuar regjistrimi testues i popullsisë. Regjistrimi testues është bërë në 32 qarqe të regjistrimit që ndodhen në 13 komunat e përzgjedhura në tetë rajonet e vendit. Drejtori Apostoll Simovski tha se janë përfshirë 3 839 ndërtesa, 4 572 banesa, 3184 familje dhe 10 262 persona. Ai shtoi se qytetarët e kanë pranuar regjistrimin pa problem dhe janë të gatshëm për këtë proces

Marketing