Sinan Vllasaliu dhe Genc Prelvukaj sjellin bashkëpunimin “Hallall e ke”

Dyshja shumë e pëlqyer e muzikës, Sinan Vllasaliu dhe Genc Prelvukaj, kanë vendosur ta argëtojnë publikun në këtë kohë pandemie, me lansimin e këngës së tyre të përbashkët, “Hallall e ke”.

Marketing

Kënga e prek temën e dashurisë dhe pavarësisht se e ka një tekst të ndjeshëm, ajo vjen me shumë melodi si dhe e kompletuar me një videoklip të mirë.

Edhe ky projekt vjen i realizuar nga Genc Prelvukaj, i cili e ka prodhuar atë si dhe e ka shkruar tekstin e këngës, ndërsa për videoklipin është përkujdesur kompania e tij “Black Fish”.

Sinan Vllasaliu dhe Genc Prelvukaj, janë dy prej këngëtarëve më të pëlqyer nga publiku kosovar për këngët e dashurisë, dhe besohet që bashkëpunimi i tyre do të mirëpritet nga adhuruesit e muzikës së kësaj dysheje.

Marketing