Sindikata e pavarur policore nuk heq dorë nga kërkesa për rroga më të larta të shërbyesve policor në Maqedoni.

Për këtë sindikatë, rritja prej 5% e rrogave nuk mjafton. Ata duhej që sot të bllokonin rrugët në disa pjesë të Shkupit, por hoqën dorë për shkak të kushteve të rrugëve.

Sipas tyre, shpërndarja më e fundit e parave shtetërore injoron kërkesat e policëve për rritjen e rrogave të policëve të pyjeve, të gjykatave dhe të burgjeve, për më së paku 10%.
Njëherit, ata kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev që t’i merr parasysh kërkesat e tyre, ndërsa Buxheti të përgatitet në bazë të marrëveshjeve kolektive të nënshkruara.