Sindikata e pavarur e policisë kërkon kushte më të mira për policinë kufitare

Ministria e punëve te Brendshme nuk i respekton të drejtat themelore të policisë kufitare në Maqedoninë e Veriore theksojnë nga Sindikata e policisë. Ata thonë se kjo kategori e punonjësve janë plotësisht të izoluar dhe kërkojnë nga ministria e punëve të brendshme që të ndërmarrin masa urgjente për përmirësimin e situatës në policin kufitare.

Marketing

“Ne kemi uniforma të huazuar. Mos flasim për arma personale që janë të vjetra më shumë se 50 vjeç. Cilat janë automjetet modern që asnjëherë nuk kishte tender për ti rregulluar, ndërsa në janar dhe shkurt ata nuk kishin karburant.

Ne jemi të gatshëm të informojmë me shkrim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së dhe Këshillin e Evropës për të i treguar se MPB-ja nuk i respekton të drejtat themelore të të punësuarve dhe ne gjithashtu kërkojmë urgjentisht krijimin e Marrëveshjes Kolektive për punonjësit e Ministrisë së Brendshme”, tha Dejan Sazdov nga sindikata e pavarur e policisë.

Por MPB ka demantuar sindikatën e policisë duke ju përgjigjur se po punohet vazhdimisht në përmirësimin e kushteve për punë të policëve.

“Në dy vitet e fundit udhëheqja aktuale e MPB vazhdimisht është duke punuar në përmirësimin e situatës aktuale. Intenzivishtë po investohet në përmirësimin e kushteve dhe standardeve për punë duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitete objektive dhe mundësitë të cilat janë në dispozicion.

Opinioni në vazhdimësi ka mundësi që drejtpërdrejtë të njoftohet për gjithë këtë të cilën ne do ta bëjmë edhe në të ardhmen duke promovuar përmirësimin e kushteve për punë të nëpunësve policor në tërë vendin”, thuhet ne reagimin e MPB.

Marketing