Sindikata e Pavarur e policisë ka kërkuar nga MPB përmirësimin e kushteve të nëpunësve policor… Ata konkretisht kërkojnë zgjidhje të problemi me uniformat e tyre të punës, pasi kanë kaluar 10 vite pa uniforma të reja.

Nga sindikata policore gjithashtu ankohen edhe për implementimin e orarit të ri të punës i cili në të ardhmen parashikohet të jetë 7 orë efektive për policët, e cila sipas sindikatës, është në kundërshtim me marrëveshjen kolektive të punës.

“Kjo kapelë policore në dorë e pasqyron gjendjen reale të policisë. Nëse polica është fytyra e vendit, atëherë kjo është fytyra e jona e vërtet. E zverdhur, e lodhur dhe e frikësuar. Me angazhimin e përditshëm të nëpunësve policor, policët janë të lodhur dhe thuajse të paaftë për të kryer detyrat policore. Të frikësuar të mos zhvendosen në vende tjera të punës, ata vendosin të heshtin dhe të mos flasin publikisht, ndërsa vet i përmirësojnë dhe qepin uniformat e grisura”, theksoi Martin Efremov nga sindikata e policisë.

Përfaqësuesit e sindikatës policore thonë se janë në fund të durimit për kushte më të mira të punës, andaj nuk përjashtojnë mundësinë që nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre të organizohen protesta.