Sindikata e Policisë kërkon uniforma të reja

Sindikata e Pavarur e Policisë ka reaguar ashpër ndaj vendimit të MPB-së që pjestarëve të policisë në kohë dimri t’ju shpërndahen pallto të holla, për kushte të verës dhe me të cilat policët duhet të punojnë gjatë stinës së dimrit. Nga Sindikata e Pavarur e Policisë shtuan se nëse Ministria e Punëve të Brendshme nuk i furnizon punonjësit e policisë me pallto dimri, atëherë, policët nuk kanë obligim që të mbajnë uniformë pasi që e njëjta është jashtë të gjitha standardeve dhe nuk është në pajtueshmëri me rregullat dhe dispozitat e Ministrisë.

Marketing

Duam të pyesim se kjo pallto prej 300 gramëve a është e mjaftueshme që në mënyrë të rregullt dhe te përshtatshme ta kryejnë punën zyrtarët policor. A është e mundur që me këto pallto për pranverë, punonjësit e policisë të mund të kryejnë detyra zyrtare në temperatura deri në minus 10 gradë celsius? Këto kushte janë të papranueshme për zyrtarët policor në terren. Kërkojmë urgjentisht të furnizohen pallto përkatëse për dimër- deklaroi Dejan Sazdov, zëdhënës i Sindikatës së Pavarur të policisë.

Marketing